INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush si ajo! Dua Lipa hyn në histori me këtë sukses të rradhës, shihni si e quan reperi shqiptar [FOTO]

Askush si ajo! Dua Lipa hyn në histori me këtë sukses të rradhës, shihni si e quan reperi shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 11:06 27-08-2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë. Dua na ka zbuluar nëpërmjet Instagramit suksesin e saj të fundit.

Ajo ka hyrë në histori në kanalin “Spotify” duke u bërë femra e parë që kryeson më katër këngë. Dua ka arritur të dëgjohet mbi 500 mijë herë dhe kjo sigurisht nuk është pak.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është gëzuar pa masë për këtë lajm dhe ka falenderuar të gjithë ato që dëgjojnë këngët e saj, për të kjo është një çmenduri dhe paralajmëron se për 12 ditë ka një surprizë për të gjithë ata që e ndjekin

“Faleminderit që dëgjoni këngët e mia! Kjo është e pabesueshme. Për 12 ditë kam diçka të re për ju”, shkruan 23-vjeçarja dhe reperi i njohur Gashi e quan me të drejtë “legjendë”.

 

qq.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041191577911377