INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e PS-së, Balla:Ja çfarë pritet të nis në maj

Asambleja e PS-së, Balla:Ja çfarë pritet të nis në maj

Publikuar më: 11:00 28-04-2018

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste sipas axhendës ka nisur nga puna në orën 10:00 dhe ka qenë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla që ka prezantuar atë çka mazhoranca e ka quajtur “Procesi i Llogaridhënies” për qytetarët dhe që do të nisë në fillim të muajit maj.

“Jemi sot 10 muaj nga zgjedhjet historike të 25 qershorit që ishin votëbesimi kryesor për programin tonë qeverisës. Rekomandimi i Komisionit është dëshmia më e qartë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ne, PS jemi duke kryer të gjitha angazhimet për të cilat shqiptarët na votuan. Por, për ne është themelore përfshirja e publikut, e njerëzve të zakonshëm në qeverisje. Për këtë qëllim është detyruese që të fillojmë prej ditës së parë të muajit maj, një proces të plotë llogaridhënie në të 60 bashkitë dhe 12 qarqet e vendit”, tha Balla.

Ai theksoi se ky do të jetë një proces ku “çdo pyetje do të marrë përgjigje dhe çdo ankesë e qytetarëve do të marrë zgjidhje”. “Në fund të procesit do të hartohet një raport që do të integrohet në sfidat e punës së qeverisë”, sqaroi Balla.

Duke dashur të theksoj se ky proces vlen edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, Balla tha se, “në zgjedhjet lokale të vitit 2019, PS do të ketë vetëm aleancë me qytetarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223