INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As festa nuk e bashkon Saimir Tahirin me PS-në

As festa nuk e bashkon Saimir Tahirin me PS-në

Publikuar më: 11:53 27-12-2017

Si çdo fundvit partitë politike zhvillojnë festa me rastin e ndërrimit të viteve. Socialistët kanë arsye për të festuar, pasi 2017 ishte një vit i suksesshëm për ta, por duket se festa nuk i ka bashkuar të gjithë. Saimir Tahiri nuk i është bashkuar festës së organizuar nga Partia Socialiste e Tiranës. Socialistët e kryeqytetit kanë festuar festat e fundvitit kur ishin të pranishëm disa prej deputetëve. Kryetarja e PS-së, për Tiranën, deputetja Blerina Gjylameti, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj etj, kanë marrë pjesë në festë por mungonte ish-kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.
Ndonëse dje Tahiri doli fitimtar nga një betejë tjetër me drejtësinë duke rimarrë pasaportën dhe kartën e identitetit dhe duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e ndalonte të dilte jashtë shtetit, ai nuk e ka parë të arsyeshme të jetë mes socialistëve megjithëse udhëhoqi garën për PS-në në Tiranë.
Pas daljes së akuzave dhe përfshirjes, sipas prokurorisë, në dosjen Habilaj, kryeministri Edi Rama tha se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS dhe as e forumeve drejtuesve të Partisë Socialiste.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543