INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi/ Preku zemrat e shumë njerëzve, ndahet nga jeta regjisori i famshëm! [FOTO]

Arti në zi/ Preku zemrat e shumë njerëzve, ndahet nga jeta regjisori i famshëm! [FOTO]

Publikuar më: 23:38 26-11-2018

Bota e kinemasë ka humbur një ndër yjet e saj më të mëdhenj. Është shuar në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane.

Autor i kryeveprave si ‘Tango e fundit në Paris’, ‘Nëntëqind’ dhe ‘Imperatori i fundit’, Bertolucci vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Romë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shumë njerëzve, por që gjithashtu influencojë në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu.

Bertolucci ka qenë një nga figurat kryesore të kinemasë së viteve ’60 në Itali, krah Antonionit, Fellinit dhe Pasolinit. Me filmat e tij, ai ia doli të hynte në Hollivud, ku filmi më i suksesshëm i tij është vlerësuar “Perandori i fundit”.

Bertolucci ka lindur në Parma, në vitin 1941. I biri i një poeti dhe një mësueseje, ai u rrit në një mjedis të mbushur me letërsi dhe art. Babai i tij, Atilio, ishte mik i Pier Paolo Pasolinit, në atë kohë romancier dhe poet. Në vitin 1961, Pasolini e punësoi Bertolucci-n, aso kohe vetëm 20 vjeç, për filmin e tij të parë. Ky do të shënonte hapin e parë të suksesshëm në kinematografi, ndërsa mbështetja e Pasolinit do ta shtynte drejt një tjetër suksesi: filmi i parë si regjisor “La Commare Secca”, vetëm një vit më pas.

Bertolucci vazhdoi të kontribuonte si shkrimtar dhe ideator, sidomos në filmin e Sergio Leone-s, “Na ishte njëherë Perëndimi”. Por karriera e tij si regjisor filloi ngjitjen me “Para Revolucionit” (1964), dhe më pas me “Konformisti” (1970), të dy filma që vunë në pah angazhimin e Bertoluccit në politikën radikale të majtë. “Kam jetuar në një lloj ëndrre të komunizmit”, ka thënë ai më vonë.

anrf.png

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627