INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet vlonjati dhe dy tiranasit me heroinë dhe doza kokaine

Arrestohet vlonjati dhe dy tiranasit me heroinë dhe doza kokaine

Publikuar më: 16:45 05-07-2018

Policia e Vlorës dhe Sarandës në dy operacione antidrogë, sekuestroi 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi lekësh cash, duke vënë në pranga tre persona, ndërsa dy të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Në Vlorë, në operacionin e koduar ''Red'', u arrestua Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas policisë, u kap në flagrancë duke shitur heroinë. Ndërkohë, do të procedohen në gjendje të lirë D.B, 20 vjeç,  dhe M.L, 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ishin personat që do të blenin lëndën narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës material, 59 doza heroinë dhe një sasi lekësh. Ndërsa, Policia e Sarandës finalizoi operacionin ''White'', ku u arrestuan Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën me 23 doza kokainë. Vepra penale që rëndon ndaj tyre është “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0023810863494873