INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e pranon: “Firma ime për prishjen e Teatrit u falsifikua”

Aktorja e pranon: “Firma ime për prishjen e Teatrit u falsifikua”

Publikuar më: 16:25 11-07-2018

Aktorja Elia Zaharia deklaron se firma e saj për prishjen e Teatrit Kombëtar, është falsifikuar. E pyetur nga Lapsi.al Zaharia ka pohuar për se firma e saj është falsifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembjen e godinës dhe ngritjen e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”. Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qenë me pushime”, ka thënë aktorja. Ky është rast i dytë që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del bllof. Më parë, edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina, deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në SHBA i është falsifikuar nënshkrimi.

Ky lajm nuk pasqyron linjën editoriale të intv.al

Për të parë lajmin e plotë klikoni në:

https://lapsi.al/2018/07/10/shtohet-skandali-elia-zaharia-firma-ime-per-prishjen-e-teatrit-eshte-fallcifikuar/

 

Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375