INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Librazhd, ja gjendja e pasagjerëve[FOTO]

Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Librazhd, ja gjendja e pasagjerëve[FOTO]

Publikuar më: 18:52 10-07-2019

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Librazhd. Raporothet se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse në Shqipëri.

Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, mjeti tip ” Hondaj”, me drejtues shtetasin M.K., 44 vjeç, është përplasur me mjetin tip ” Benz” me drejtues shtetasin B.G., rreth 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Benz, i cili u transportua në Spitalin e Librazhdit për kontroll mjeksor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

326ff793f195b56a16202225724c2189_L.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.010313034057617
    array(1) { ["section"]=> string(84) "aksidentohet-makina-e-ambasades-ruse-ne-librazhd-ja-gjendja-e-pasagjereve-foto-98311" }