INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKSIDENTI I AUTOBUZIT ME GJIMNAZISTË/ Dalin pamjet e të rinjve nga spitali [FOTO]

AKSIDENTI I AUTOBUZIT ME GJIMNAZISTË/ Dalin pamjet e të rinjve nga spitali [FOTO]

Publikuar më: 19:20 16-11-2018

Janë dërguar menjëherë në spital nxënësit që udhëtonin me autobusin i cili u përmbys në Qafë Thanë. Ata ndodhen në spitalin e Prrenjasit nga ku po marin ndihmën mjekësore.

Bëhet fjalë për rreth 17 persona të cilët kanë pësuar lëndime. Autobusi me nxënës u përfshi në aksident në aksin Pogradec-Prrenjas.

Lagështia në rrugë ka bërë që mjeti të humbte kontrollin dhe të përmbysej. Bëhet me dije se ka qenë një nga nxënësit që ndodhej atje i cili ka njoftuar policinë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:45, ndërsa nga informacionet e para raportohet se të lënduar kanë mbetur pesë gjimnazistë, por jashtë rrezikut për jetën.

nxx333.png

 

xxnn2.png

nxxxxx.png

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766