INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Administrimi i provimeve të maturës. A ka dështuar skema?[VIDEO]

Publikuar më: 16:11 18-06-2018

Prej vitesh provimet me detyrim dhe ato me zgjedhje administrohen sipas një skemë të posaçme. Në ambientet e provimeve nuk qëndrojnë mësues të së njëjtës shkollë, por qarkullojnë të ndryshëm. 

Ambientet e jashtme të shkollave ruhen nga punonjës të rendit dhe ato të brendëshme nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe drejtorë, ndërsa brenda nëpër klasa qëndrojnë mësues të lëndëve dhe shkollave të tjera. Po kështu veç disa kamerave që vihen nëpër korridore janë vendosur dhe bllokues të valëve të telefonave. Por të gjitha këto masa për të garantuar sigurinë mund të themi se kanë dështuar, pasi jo vetëm që kanë qarkulluar pyetjet e provimeve, por dhe vetë nxënësit kanë pohuar se është kopjuar dhe disa mësues ju kanë treguar përgjigjet maturantëve. Ndërsa në rrjete sociale kanë qarkulluar dhe foto brenda ambienteve të provimeve, ku nxënësit është e qartë që i kanë patur me vete telefonat dhe i kanë përdorur. Edhe këtë vit pati një ndryshimi që provimet të realizoheshin në ambiente të hapura si korridore apo palestra, por jo të gjitha shkollat arritën ta realizojnë në praktikë, pasi mbikapacitete me nxënës në raport me ambiente i detyruan që ti rikthejnë provimet nëpër klasa.
Dhe dy ditë na ndajnë nga provimet me zgjedhje dhe kjo është e faza, që ju jep drejtim maturantëve për në univerisitete. Nëse e ky provim nuk administrohet mirë, pa frikë mund të themi se në degët e universiteteve do të shkojnë edhe ata që nuk e meritojnë.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00081110000610352
    array(1) { ["section"]=> string(67) "administrimi-i-provimeve-te-matures-a-ka-deshtuar-skema-video-62125" }