INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ju kujtohet Simba nga “Mbreti Luan”, tashmë vjen traileri i ri nga Disney dhe duket fantastik[VIDEO]

A ju kujtohet Simba nga “Mbreti Luan”, tashmë vjen traileri i ri nga Disney dhe duket fantastik[VIDEO]

Publikuar më: 23:33 23-11-2018

Mbreti Luan mund të ketë qenë një nga filmat tanë më të preferuar vizatimorë kur kemi qenë të vegjël. Të gjithëve na ka trishtuar shumë humbja e babait të të voglit Simba, i cili më pas fati do e caktonte që të bëhej mbreti i ri Xhunglës.

Tashmë filmi vizatimor është kthyer në një film me imazhe 3D dhe grafikë të admirueshme.

Fillimisht ka dalë trajleri i parë 60-sekondësh i filmit të famshëm Mbreti Luan, një ribërje nga Disney ndërsa në kinema pritet të vijë në verën e 2019-ës.

Në më shumë se 24 orë, trajleri ka mbledhur plot 10 milion shikime dhe fansat besnikë janë shpehur të lumtur që pjesë e kastës është edhe James Earl Jones, zëri pas king Mufasa në filmin e 1994-ës.

Article Logic
Execution time: 0.0019221305847168