INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni narcist? E zbulojnë vetullat

A jeni narcist? E zbulojnë vetullat

Publikuar më: 16:50 04-06-2018
A doni të dalloni lehtësisht një narcist? Të njihni një person që e dashuron veten vetëm duke e parë në fytyrë? Psikologët na ndihmojnë të jemi njohës të mirë të personalitetit. Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë bërë një sërë kërkimesh dhe kanë arritur në përfundimin  se personat me  vetulla të trasha dhe të kuruara me shumë mundësi janë narcist dhe egoistë. Gratë dhe burrat të cilët u morën në studim u pyetën sesa e mbështesin shprehjen ‘Nëse do të qeverisja botën do të ishte një vend më i mirë’.Më pas të gjithëve iu morën foto duke pozuar me shprehje neutrale të fytyrës.
 
Kur këto imazhe iu treguan një grupi tjetër, ata ishin në gjendje të dallonin saktë individët egoist mes të gjithëve. Edhe në studimet e tjera kur një grupi personash iu treguan imazhe të vetullave sërish ishin të gjendje të dallonin personat narciste.Një nga psikologet e kërkimit konfirmoi se narcistet  kanë  vetulla të dallueshme të trasha dhe të dendura.
 
‘Narcistët e duan vëmendjen dhe admirimin  dhe i bëjnë vetullat e trasha në mënyrë që të dallohen dhe të mbahen mend’ u shpreh doktoresha.
Edhe një herë ky studim tregon se vetullat mund të jenë një tregues shumë i mirë i personalitetit të një njeriu madje janë matës edhe më të saktë se vetë sytë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.003248929977417