INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është zyrtare lidhja?! Kendall Jenner fotografohet në hotel me këtë sportist të njohur! [FOTO]

A është zyrtare lidhja?! Kendall Jenner fotografohet në hotel me këtë sportist të njohur! [FOTO]

Publikuar më: 20:09 31-05-2018

Kendall ka një afeksion të theksuar për sportistët! 

Mesa duket tashmë është çdo gjë zyrtare, Kendall Jenner dhe Ben Simmons janë një çift.

Dyshja e njohur janë parë së bashku në një takim me një çift tjetër, në “Nice Guy” në Hollywood. Ata arritën veçmas në restorant në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku.

Kendall u largua nga restoranti rreth orës 11:00, megjithatë u kthye sërish fshehtas që të qëndrojë me basketbollistin e njohur Ben Simmons dhe më pas u larguan me të njejtën makinë.

Mesa duket kjo darkë ka shkuar mjaft mirë, pasi nata e tyre përfundoi në një hotel në Beverly Hills, siç shihet në foton e siguruar nga TMZ. Nuk e dimë çfarë kanë bërë, por Kendall dhe Ben janë çifti më i ri, të paktën kështu thonë mediat ndërkombëtare.

jte.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311