INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 filmat më të suksesshëm të Angelina Jolie që duhet t’i shihni të paktën njëherë në jetë [FOTO]

5 filmat më të suksesshëm të Angelina Jolie që duhet t’i shihni të paktën njëherë në jetë [FOTO]

Publikuar më: 15:30 04-06-2019

Aktorja e “Hollywood”-it Angelina Jolie është shumë e njohur prej roleve që ka luajtur në filma të ndryshëm. Jolie, e cila sot mbush 44 vjeç, është një nga aktoret më të mira dhe më sexy në Hollywood. Përgjatë këtyre viteve ajo na ka mbërthyer para ekranit të madh të kinemasë me rolet e saj duke u siguruar që të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. Nga rolet e saj në filmat aksion dhe dramë, deri tek roli i saj i 1 nënë të shqetësuar, angelia jolie padyshim që ka lënë gjurmë në industrinë e kinematografisë. Përpos talentit, ajo ka fituar zemrat e të gjithëve, me bukurinë e saj natyrale dhe jo më kot mban kurorën si prej femrave më të bukura në botë.
Nëse keni nostalgji për filmat e saj, por edhe nëse nuk i keni parë ende, ja 5 filmat më të suksesshëm të Angelina Jolie që nuk duhet t’i humbisni dhe që duhet t’i shihni të paktën njëherë në jetë.

1.'Girl, Interrupted' i vitit 1999. Është një film bigrafi dhe dramë. Angelina Jolie luan rolin e një vajze të mbyllur prej 18 muajsh në një psikatri. Lisa interpretuar nga Jolie, tregon që nuk ka njeri që mund ta ndalojë atë të bëjë atë që ajo vërtet dëshiron. Jolie ka dhënë një performmancë të mrekullueshme nën petkun e lisës, e cila luante rolin e aktores joprotagoniste në film dhe pikërisht për këtë rol ajo ka fituar çmimin në Oscar.

ea46585d07deb86e88b393cc53428482.png


2.Tek filmi 'Lara Croft: Tomb Raider' që i përket vitit 2001, do shihni një super grua të interpretuar nga Angelina Jolie. Lara Croft, një grua shumë e pasur dhe e interesuar në gjetjen e objekteve artistike, por me vlerë historike. Kritikët e filmave e kanë vlerësuar maksimalisht rolin e Angelina Jolie në këtë film.

a218f00c19493ef719f23690abfd6d8c.jpg

 

3.'Mr. & Mrs. Smith' i vitit (2005) është një ndër filmat më të komentuar të Jolie dhe është pikërisht një nga filmat që e kanë bërë atë që të njihet në gjithë botën, por kjo jo dhe aq rastësisht. Përveç interpretimit fantastik të saj, Angelina Jolie këtu është njohur me Brad Pitt dhe në skenat e xhirimit të këtij filmi ajo ra në dashuri me të. Pra një arsye më shumë për ta parë ‘Mr and Mrs Smith’.

PITT-AND-JOLIE.jpg

 

4. Nje interpretim të mrekullueshëm, Angelina Jolie ka bërë tek filmi ‘Maleficent’ që ajo u transformua si një shtrigë e vërtetë. 'Maleficent' është produkt i 'Disney' dhe është ri-përpunim i filmit të animuar 'Bukuroshja e fjetur'

download.jpg


5. Tek filmi ‘The Changeling’, Jolie luan Christine Collins, nënën e një djali të zhdukur me emrin Walter. Roli i Jolie vë në lëvizje një protestë për policinë e korruptuar dhe për shpërdorimin e pushtetit, pasi ky film tregon historinë e vërtetë të rrëmbimeve të djemve të tjerë të rinj në të njëjtën zonë. Angelina Jolie për këtë rol është nominuar në Oscar tek kategoria ‘Aktorja më e mirë’

e8e964f77239098e19d7038af0953210.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168