INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
3 arsyet e vetme pse duhet të ktheheni sërish me ish-in

3 arsyet e vetme pse duhet të ktheheni sërish me ish-in

Publikuar më: 13:09 05-09-2017

Pa marrë parasysh se sa të shkatërruar ndjeheni kur një marrëdhënie përfundon, të kënaqesh me idenë se po të pret një rruge më e suksesshme, në përgjithësi nuk është një ide e mirë. "Nëse një marrëdhënie përfundoi, kjo është për një arsye", thotë Matt Lundquist, një terapist çifti në Nju Jork. "kur çiftet kthehen së bashku, në të shumtën e rasteve është një ide e keqe".

Thënë kjo, nga ana tjetër ka çifte që ribashkohen për një kohë të gjatë dhe përfundojnë me një lidhje që është më e shëndetshme dhe më e lumtur sesa më parë. Për të ndjekur gjurmët e ribashkimeve si në përralla (e kemi fjalën për William dhe Kate) dhe për të shmangur çdo gjë që ju kujton Kourtney dhe Scott, Lundquist thotë se gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni nga një këndvështrim më të ftohtë arsyen pse përfundoi. Prej saj, ju mund të deshifroni nëse gjërat do të jenë 'të ndryshme këtë herë' apo jo. Këtu kemi listuar tri situata kur ribashkimi me ish-in mund të jetë lëvizja e duhur.

1. JU TË DY KENI NDRYSHUAR
Me fjalë të tjera, nëse mund t'i kuptoni gjërat që keni mësuar nga dështimi i parë i marrëdhënies tuaj dhe si ju kanë ndihmuar të rriteni si individë të ndarë, një shans për t’u rilidhur nuk mund të mos jetë një ide e keqe.

2. SITUATA KA NDRYSHUAR
Nëse ndarja juaj mund të përshkruhet me frazën se "thjesht nuk ishte koha e duhur për ne", mund të vlejë një rikthim nëse rrethanat kanë ndryshuar, thotë Lundquist. "Shumë herë marrëdhëniet përfundojnë për shkak të faktorëve të mjedisit si distanca dhe puna."

3. MENDJA TUAJ KA NDRYSHUAR
Nëse i keni dhënë fund marrëdhënies sepse nuk ndiheshit më të lumtur, të dashurar apo të përmbushur, kjo nuk është diçka për ta fshirë tani nga kujtesa vetëm sepse ishi-i juaj po ju duket më intersant. "Kjo është një arsye e tmerrshme për t'u kthyer së bashku", thotë Lundquist. 

Nëse nga ana tjtër jeni ndarë sepse kuptuat që jeni ende i ri dhe keni nevojë për aventura dhe jo lidhje serioze dhe tashmë jeni më të pjekur, keni të ardhura financiare të mira nga të dy palët dhe kuptuat se lidhjet afatshkurtra që keni patur gjatë kësaj kohë ju kanë bërë të kuptoni se ish-i juaj vlen dhe është premtues për të ardhen (uhh, u lodhëm), atëhere po, kthimi së bashku është një ide e mirë. Paçi fat!

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00389289855957
    array(1) { ["section"]=> string(61) "3-arsyet-e-vetme-pse-duhet-te-ktheheni-serish-me-ish-in-36137" }