INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
25% e njerëzve vuajnë nga stresi pas festave[VIDEO]

25% e njerëzve vuajnë nga stresi pas festave[VIDEO]

Publikuar më: 18:04 02-01-2019

Shumë prej nesh kalojnë javë dhe nganjëherë disa muaj duke u përgatitur për festat e Krishtlindjeve dhe për Vitin e Ri, duke organizuar gjithçka që atmosfera festive të kalohet sa më mirë dhe papritmas ato mbarojnë. Duke u përfshirë në shumë aktivitete dhe organizime gjatë sezonit, nuk është çudi që 25% prej nesh do të vuajnë nga shqetësime apo dhe trishtimi pas festave. Disa mund të përballen me shqetësime apo edhe me  depresion brenda pak ditësh apo edhe një javë më vonë.  Përfundimi i festave shkakton shumë stres.  Gjatë ditëve festive ka një rritje të numrit të aktiviteteve, bëhet fjalë për detyrat dhe ngjarjet shoqërore që njerëzit duhet të menaxhojnë. Mungesa e kohës dhe e parave janë burimi kryesor i stresit.  Blerjet e shumta mund të shkaktojë stres financiar dhe emocional dhe mund të krijojnë një nevojë për të menaxhuar trafikun dhe qëndrimin në qendrat tregtare. Familja, festimet me kolegët e punës dhe darkat kërkojnë kohë dhe energji. Udhëtimi për të qenë me familjen ose miqtë për pushime mund të shkaktojë një stres shtesë. Puna dhe oraret e gjumit shpesh ndërpriten gjatë pushimeve dhe mënyrat e shëndetshme të menaxhimit të stresit si sigurimi i ushqyerjes së mirë dhe stërvitja e përditshme shpesh ndërpriten. Por gjatë ditëve festive njerëzit nuk kanë kohë të mendojnë apo edhe të shplodhen. Shqetësimet shfaqen pas përfundimit të festave. Shumica e specialistëve ju këshillojnë që të bëheni "pro-aktive" në shmangien e emocioneve të tepruara dhe stresit të sezonit. Kur e ndjeni  se po ju kap dëshpërimi, uluni në heshtje për 20 deri në 30 minuta dhe mendoni për të gjitha gjërat e mira që kanë ndodhur gjatë sezonit. Mundohuni të mendoni për të gjitha ato gjëra të ngrohta dhe të bukura që ju kanë bërë të ndiheni mirë me veten dhe botën në përgjithësi.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434