INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
12 gjëra të cilat duhet t’i hiqni nga Facebook-u juaj

12 gjëra të cilat duhet t’i hiqni nga Facebook-u juaj

Publikuar më: 19:02 16-04-2018

Të gjithë e dimë se në sajë të miliarda përdoruesve, Facebook është një nga influencuesit më të fuqishëm në botë.

Si çdo gjë e fuqishme, duhet trajtuar me kujdes.

Në rastin konkret, problem më i madh është ndarja e informacionit.

Skandali i fundit i Cambridge Analytica ka bërë që shumë njerëz të vënë në dyshim rolin e Facebook, madje shumë njerëz kanë arritur edhe të fshijnë llogaritë e tyre.

Për të ruajtur privatësinë tuaj, po ju listojmë 12 gjëra që mund t’i rikonsideroni për t’i patur në user-in tuaj apo jo;

1. Ditëlindja

Ditëlindja juaj është një pjesë e rëndësishme e këtij puzzle-i, ku përfshihen emri dhe adresa gjithashtu, nëpërmjet të cilave njerëzit mund t'i qasen më lehtë llogarisë suaj bankare dhe detajeve personale.

2. Numri i telefonit

Skenari më i mirë i mundshëm që mund t’ju ndodhë si pasojë e ndarjes së numrit të telefonit në Facebook është një admirues sekret i sjellshëm. Skenari më i keq? Një stalker që ju merr në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ju lë rehat.

3. Një pjesë të mirë të “miqve” tuaj

Profesori i psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar ka nxjerrë teorinë se njerëzit mund të mbajnë përafërsisht deri në 150 marrëdhënie të qëndrueshme.

Mbasi shqyrtoi 3,375 përdoruesa të Facebook, Dunbar arriti në konkluzionin se nga të gjithë miqtë e tyre vetëm 4.1 konsiderohen të besueshëm, 13.6 shprehin simpati vetëm në momente “krizash emocionale”. Duke eleminuar “miqtë” e panevojshëm, mund t’a bëni më të shëndetshëm bashkëveprimin tuaj me rrjetet sociale.

4. Fotografi të fëmijëve tuaj/Anëtarëve të rinj ose të vegjël të familjes

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oksford, paraqiste një pyetje vërtet të mirë për këtë temë që ka të bëjë me dakortësinë:

Çfarë lloj informacioni do të duan fëmijët të shohin për veten në internet në një datë të mëvonshme, kur të jenë më të rritur?

Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë t’a merrnin fare në konsideratë këtë, por zhvillimi i internetit dhe mediave sociale i dha kuptim madje dhe e theksoi rëndësinë e kësaj pyetjeje.

5. Gjithashtu, shkollën e të vegjëlve

Sipas NSPÇ numri i shkeljeve seksuale të regjistruara është rritur gjatë vitit të kaluar.

Gjëja e fundit që do të dëshironit është t’i jepni një krimineli të tillë koordinatat e fëmijës tuaj.

6. Location services

Location services janë të disponueshme vetëm në Android ose Iphone.

Në 2015 TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues hynin në Facebook vetëm nëpërmjet celularit, që domethënë se pothuajse i njejti numër njerëzish e ka te ekspozuar vendodhjen. Kështu ju i tregoni rrugën për t’ju gjetur njerëzve që mund t’ju duan të mirën, por edhe atyre që mund të mos e duan.

7. Menaxheri juaj

Kjo është diçka klasike. Facebook është një platformë online, në të cilën të gjithë kemi tendencën të kemi një formë komunikimi më të lirshme.

Por shefi juaj mund të ketë akses në wall-in tuaj, mund të lexojë çdo status tuajin të cuditshëm; përfshirë këtu statuset të cilat mund të kenë lidhje me punën tuaj.

Po sigurisht që mund t’i fshihni disa postime prej tyre nëpërmjet opsionit Customize, por a s’është punë e gjatë? Plus që ndonjëherë, mund t’ju shpëtojë diçka.

8. Boll bëtë tag vendodhjen tuaj

Njerëzit shpesh harrojnë se duke bërë tag vendodhjen në shtëpi, i lejon të tjerët të të gjejnë adresën.

9. Kur dhe ku do të shkoni me pushime

Sipas faqes financiare This is Money, udhëtarëve të cilëve ju vjedhin shtëpitë përgjatë periudhës që janë me pushime, sigurimi nuk jua mbulon dëmet nëse kanë publikuar të dhënat e planeve të tyre në rrjetet e tyre sociale.

10. “Relationship Status” - Gjendjen tuaj civile

Nëse doni të festoni nisjen e një lidhjeje të re, mos e bëni në Facebook.

Ndoshta mund të mos ju eci dhe ndërrimi i statusit nga “i lidhur” në single, mund t’ju bëjë të ndiheni më keq se ç’jeni.

11. Detajet e kartës së kreditit

Kurrë. S’është kurrë një ide e mirë.

12. Foto të boarding pass-eve

Barcode i vendosur në boarding pass-in tuaj është unik, dhe mund të përdoret për të gjetur informacionet tuaja të cilat ju i keni ndarë me kompaninë e fluturimeve.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0016469955444336
    array(1) { ["section"]=> string(59) "12-gjera-te-cilat-duhet-t-i-hiqni-nga-facebook-u-juaj-55424" }