INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 muaj aksion në Qafë Thanë, policia sqaron çfarë ndodhi

10 muaj aksion në Qafë Thanë, policia sqaron çfarë ndodhi

Publikuar më: 10:38 09-11-2017

Gjatë këtyre 10 muajve efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, kanë qenë të angazhuar në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë:

• Trafikimit të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore, mjeteve motorike.
• Në parandalimin evidentimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.
• Për një shërbim sa më cilësor për qytetarët, përballimin e fluksit, kapjen e personave në kërkim etj.
• Si dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Maqedonase.

Gjatë këtij 10-mujori janë evidentuar dhe goditur 41 raste të veprave penale, me 53 shtetas të proceduar, konkretisht:

• Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë - 7 shtetas.
• Falsikim i vulave, stampave ose formularëve - 8 shtetas
• Kondrabandë me mallrat e tjerë - 1 rast me 3 shtetas të proceduar
• Kanosje për shkak të detyrës‘‘ - 1 shtetas
• Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” - 23 raste, me 32 shtetas të proceduar.

Në drejtim të parandalimit të kalimit të paligjshmëm të kufirit, janë evidentuar 20 raste. Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Qafë Thanës janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të drejtorive në qarqe. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë Maqedonase në kufirin e gjelbër.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002