INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarisht të martuar! Modelja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë me futbollistin e njohur turk!

Zyrtarisht të martuar! Modelja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë me futbollistin e njohur turk!

Publikuar më: 17:38 05-07-2022

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Heidi Lushtaku tregoi papritur pak javë më parë se është bërë nënë për herë të parë. Së fundmi Heidi ka zbuluar se është martuar me babin e djalit të saj, Merih Demiral, futbollistin e njohur turk.

Nuk bëhet fjalë për foto e ceremoni, por Heidi ka bërë disa ndryshime në Bio-n e saj të Instagramit. Ajo ka shkruar aty “Nënë e martuar” e po ashtu ka vendosur edhe mbiemrin e partnerit duke shkruar “Heidi Demiral”.

Mesa duket çifti i njohur nuk ka organizuar dasmë, por thjesht procedurat ligjore.

Modelja e njohur i surprizoi para pak javësh ndjekësit e saj pasi zbuloi se është bërë nënë për herë të parë. Modelja ndau në Instagram disa foto, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664