INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zyrtari i Departamentit të Shtetit lajmëron grusht kundër Hillary…FBI dhe CIA të përfshira [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 03-11-2016


Steve Pieczenik, një pjesëtar i “komunitetit të inteligjencës” i cili ka shërbyer si zëvendës sekretar i shtetit nën Henry Kissinger, Cyrus Vance dhe James Baker, përfshi këtu shërbim në administratat presidenciale të Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, ka publikuar një video te pazakonshme ku detajon fillimin e një “kundër grushti” ndaj kandidates demokrate për presidencën e SHBA, Hillary Clinton.


Sipas Pieczenik, Bill dhe Hillary Clinton si dhe shoqëria e tyre organizuan një grusht shteti civil, të heshtur, më 1 Nëntor 2016 nëpërmjet “korrupsionit dhe kooptimit”
“Clinton-ët janë përfshirë në kooptimin e Shtëpisë sonë të Bardhë, gjyqësorit, CIA-s, FBI-së, Prokurores së Përgjithshme Loretta Lynch, dhe të Drejtorit të FBI James Comey, prej disa kohësh tashmë.”
Piecznik thot se grushti i filluar nga Clinton-ët ishte i mundshëm për shkak të “klientelizmit politik” dhe shpjegoi se si ai dhe të tjerë kanë filluar ta ndalojnë.


“Për të ndalur këtë grusht, ne në komunitetin e inteligjencës dhe të tjerë të përfshirë në mënyrë informate jemi bashkuar, dhe me lejën e tyre unë po filloj të njoftoj se kemi nisur një kundër-grusht nëpërmjet Julian Assange dhe WikiLeaks.”


Pieczenik thot se rihapja e hetimit të FBI për email-et e Clinton nëpërmjet hetimit të Anthony Weiner për skandalin e mesazheve seksuale më një 15 vjeçare nuk kishte të bënte detyrimisht me çështjen e Weiner, por ishte një “aperitiv për shumë nga ne në kundër-grusht për ti thënë administratës, ‘Ne ja u dimë lojën.”


“Jo vetëm ja u dimë lojën, por do ju ndalojmë ta bëni Hillary presidente të SHBA, dhe në të njëjtën kohë do të dënojmë dhe padisim presidentin e SHBA, Loretta Lynch, dhe shumë të tjerë që janë përfshirë në mbulimin e korrupsionit masiv që ka ndodhur me Fondacionin Clinton.”


Pieczenik shënoi se të dyja grushti dhe kundër-grushti ishin “të heshtur” dhe se “me shumë gjasa është hera e parë në historinë e ndonjë vendi që një grusht niset nga interneti dhe një kundër-grusht niset po ashtu nga interneti.”


Ai e quajti kundër-grushtin një “revolucion i dytë Amerikan” që është paqësor, pa patur dhunën si synim. “Ne, publiku Amerikan, dhe ata nga ne që kanë shërbyer si veteranë dhe në shërbimet e informacionit si unë, do ti ndalim Clinton-ët nga marrja e pushtetit që nuk e meritojnë.”


“Në të njëjtën kohë, do të sigurohemi që Obama të largohet pa ndonjë shenjë faljeje apo ndonjë akti tjetër tradhtie. Në fakt, në duam një tranzicion paqësor në këtë republikë të madhe Amerikane.”


Ai gjithashtu theksoi se Assange ka qenë instrumental në grusht duke publikuar emailet “që ne ja dhamë për të minuar Bill dhe Clinton” dhe që ai ka qenë “shumë i guximshëm.”
Nëse kjo është e vërtetë, teoria e të majtës, e cila varej në një fije peri, sipas të cilës Rusët e furnizuan WikiLeaks me këto emaile, sapo u diskreditua.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535