INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Nuk fillon në dhjetor! Ja kur nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania

Zyrtare/ Nuk fillon në dhjetor! Ja kur nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania

Publikuar më: 14:30 01-12-2023

“Big Brother Vip Albania 3” nuk do të nisë në dhjetor siç u përfol, por në janar të 2024. Faqja zyrtare e BBVA në Instagram ka njoftuar përmes një postimi se formati do të fillojë në 2024.

Thuhet se edhe këtë edicion do ta prezantojë Arbana Osmani, pavarësisht thashethemeve që qarkulluan pak kohë më parë. Gjithashtu ka pasur aludime se Luizin mund ta shohim në rolin e opinionistit.

Por të gjitha mbeten për tu mësuar në javët që vijnë.

Shtyrja e BBVIP vjen pasi Top Media pret që të përfundojë në prag të vitit të ri programi Dancing With The Stars dhe në fillim të 2024 të vijojë me 100 ditët e Big Brother që parashihet të përfundojnë në prill.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049