INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare, ja kur duhet të dorëzojnë partitë emrat për kryebashkiakë

Zyrtare, ja kur duhet të dorëzojnë partitë emrat për kryebashkiakë

Publikuar më: 13:49 04-01-2019

Edhe pse situata nuk duket plotësisht e qartë dhe opozita nuk e ka fokusin e saj tek zgjedhjet lokale Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet dhe po ashtu apelet drejtuar partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj iu bëri thirrje partive që të regjistrohen në këtë proces. Afati për regjistrimin e partive që do jenë pjesë e garës zgjedhore është 21 prilli. Për regjistrimin e koalicioneve si afat të fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatët për kryebashkiakë dhe me kandidatët për këshilltarë bashkiakë. Fushata zgjedhore nis më 31 maj dhe KQZ i bën thirrje partive politike të mos nisin fushatën para kësaj date.

Një apel shkoi dhe për transparencën e fondeve për fushatë. “Partitë politike kanë detyrimin të depozitojnë në KQZ para datës 3 qershor të numrit të llogarisë bankare për pranimin e dhurimeve të fondeve jo publike, sikurse kanë detyrimin që të depozitojnë në KQZ para datës 31 mars raportet financiare për vitin kalendarik 2018. Mosrespektimi i detyrimeve lidhur me transparencën financiare është i lidhur me aplikimin e sanksioneve të rrepta administrative”, u shpreh zëdhënësja Hoxhaj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826