INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E FUNDIT, FSHF shkarkon trajnerin Christian Panucci

E FUNDIT, FSHF shkarkon trajnerin Christian Panucci

Publikuar më: 10:52 23-03-2019

Zyrtarisht, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Christian Panucci. “E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftim.
“Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, vijon njoftimi.

Duket se për këtë vendim shkak është bërë ndeshja e mbrëmshme, ku ekipi shqiptar humbi 0-2 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055