INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zvicër, gardiania liron të burgosurin sirian dhe arratiset bashkë me të

Zvicër, gardiania liron të burgosurin sirian dhe arratiset bashkë me të

Publikuar më: 16:08 11-02-2016

Një gardiane burgu në Zvicër ka liruar një të burgosur sirian të dënuar për përdhunim dhe më pas është arratisur bashkë me atë.

Angela Magdici ishte magjepsur pas të burgosur sirian Hassan Kiko aq sa kishte nisur të lexonte Kuranin dhe më pas e kishte ndihmuar të dashurin e saj azilant që të arratisej nga burgu. Sipas policisë, 32-vjeçarja e kishte liruar të burgosurin nga burgu i Limmattal, në Dietikon, Zvicër.

Bashkëshorti i gardianes, Vasili Magdici ka rrëfyer se ishte habitur kur bashkëshortja, katolike, kishte nisur të lexonte Kuranin dhe të merrte mesazhe në arabisht në celularin e saj. Sipas tij, ka shumë mundësi që çifti të kenë shkuar drejt Sirisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336