INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv.kryeministrja bullgare, Presidenca e Bullgarisë do të mbështesë zgjerimin e BE

Zv.kryeministrja bullgare, Presidenca e Bullgarisë do të mbështesë zgjerimin e BE

Publikuar më: 14:48 26-07-2017

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është vendosur si prioritet i punës së qeverisë bullgare përgjatë presidencës së saj të BE. Ky ka qenë zotimi i zv. kryeministres dhe Ministres së Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva gjatë fjalës së saj në konferencën  për shtyp me homologun Ditmir Bushati.
Ekaterina Zaharieva :“Një nga prioritet e Presidencës së Bullgarisë është zgjerimi i BE. Unë ju siguroj se nën qeverisjen tonë ne do tju mbështesim pasi Shqipëria është prioritet i presidencës tonë të Bashkimit Europian. Jam e bindur se deri në fund të vitit do të keni përparim. Në përshëndesim ecurinë e reformës në drejtësi, zbatimi i plotë i saj kërkon kohë por ka filluar të japë rezultatet e para”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Zaharieva është pritur në një takim edhe nga Presidenti Ilir Meta. Zyra e shtypit e presidencës lajmëron se në këtë takim përveç ecurisë së Shqipërisë drejt BE, biseda u fokusua edhe tek Reforma në Drejtësi. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e Reformës në Drejtësi jo vetëm për proçesin e integrimit, por dhe në forcimin e institucioneve.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988