INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zuckerberg kërkon të futet në futbollin anglez, ofertë marramendëse për gjigandët e Premier League [FOTO]

Zuckerberg kërkon të futet në futbollin anglez, ofertë marramendëse për gjigandët e Premier League [FOTO]

Publikuar më: 11:44 10-07-2017

Pasi bleu të drejtat për të transmetuar Champions League në SHBA, themeluesi i Facebook duket se kërkon të futet gjithmonë e më shumë në futboll.

Sipas mediave britanike, presidenti i rrjetit social më të përdorur në botë është në krye të një organizate investitorësh amerikanë që pretendojnë të blejnë Tottenham. Dhë në tavolinë kanë vënë një nga ato ofertat që është shumë e vështirë t’i refuzosh, plot 1.1 miliardë euro. Reagimi i londinezëve ka qenë i menjëhershëm, me presidentin Joe Lewis që nuk dëshiron të shesë klubin e tij. Oferta marramendëse e grupit amerikan mbetet ende në kuadrin e fjalëve, pasi një ofertë zyrtare ende nuk është formuluar. Megjithatë, duket se edhe sikur të formulohet do të jetë shumë e vështirë pasi presidenti Lewis duket se nuk ka asnjë dëshirë për të shitur klubin në vitin e ndryshimit të stadiumit dhe me skuadrën e kualifikuar në fazën e grupeve të Champions league.

lond.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945