INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zorbas’ shkatërron Greqinë. 4 persona rezultojnë të zhdukur [VIDEO]

'Zorbas’ shkatërron Greqinë. 4 persona rezultojnë të zhdukur [VIDEO]

Publikuar më: 13:25 30-09-2018

Katër persona janë shpallur të zhdukur në Greqi për shkak të ciklonit mesdhetar “Zorbas” që goditi vendin. Sipas autoriteteve familjarët kanë denoncuar zhdukjen e të afërmve në ishullin Evia, në afërsi të Athinës. Ndër personat që rezultojnë të zhdukur janë një çift të moshuarish, një burrë në Evia. Ndërkohë një tjetër është shpallur i humbur në Skiathos. Stuhia e pazakontë ka sjellë shkatërrim dhe dëme të shumta në ishuj dhe përgjatë zonës bregdetare helene. Cikloni ‘Zorbas’ ka përmbytur 4 zona të vendit. Mësohet se pikat më kritike nga përmbytjet janë Korinthi, Peloponezi, Argolida si dhe Atika Perëndimore. Raportohet se dëme të mëdha janë shkaktuar në Argolida, Corinth dhe Mani. Ndërkohë ‘Zorbas’ tani po kalon me një shpejtësi prej 140 km/orë, në Evian Veriore, Fthiotidha dhe ishujt e Sporades Veriore si Skiathos, Skopelos, Aloniso.

Article Logic
Execution time: 0.0048091411590576