INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Zonjat në videot intime duhet të mbajnë përgjegjësi', Selin Bollati: Çfarë po ndodh me bashkëshorten e kompozitorit

'Zonjat në videot intime duhet të mbajnë përgjegjësi', Selin Bollati: Çfarë po ndodh me bashkëshorten e kompozitorit

Publikuar më: 13:58 03-10-2026

Duke komentuar publikimin e videove intime të kompozitorit Adrian Hila, Selin Bollati, kujton se si Beatriks Ramosaj u kryqëzua në edicionin e parë të “Big Brother VIP” për historinë e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, ne jemi shoqëri hipokrite pasi nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Ajo shtoi se ne nuk mund të bëhemi shoqëri mendjehapur në ekstrem, duhet të jemi me parimet e kulturës sonë.

Ajo u kundërshtua nga Orinda, e cila tha se nuk mund të paralelizojmë dy situatat. Sipas saj, nëse kemi kryqëzuar në atë kohë Beatriks, nuk duhet që të bëjmë të njëjtën gjë me zonjat që janë shfaqur në videot intime.

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda Huta: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori Nebiaj: Është i sëmurë ai personi!