INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zonja Tefta i bëri ‘namin’ për sjelljen e pahijshme! Shihni reagimin e Renato Mekollit! Nuk përmbahet me ofendimet [FOTO]

Zonja Tefta i bëri ‘namin’ për sjelljen e pahijshme! Shihni reagimin e Renato Mekollit! Nuk përmbahet me ofendimet [FOTO]

Publikuar më: 17:44 28-10-2018

Pak ditë më parë Zonja Tefta tërhoqi shumë vëmendjen me një status drejtuar Renato Mekollit të cilin e qortonte për sjelljen në emisionin "Hell's Kitchen" ku shefi i njohur i kuzhinës bëri namin.

Pas statusit të Zonjës Tefta, Renato ka reaguar për herë të parë duke folur në një intervistë për "revistawho.com", ku shprehet se Zonja Tefta nuk është shefe kuzhine dhe sipas tij ajo nuk e di çfarë ndodh brenda një kuzhine.

"Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur.

Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë.

Nëse ne presim nga një ‘reality show ’ gatimi, – i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë – që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare.

Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë.

Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë.

Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin", është shprehur Renato.

renatooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211