INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zonja e Parë e Argjentinës ‘pushton’ botën me magjinë e saj

Zonja e Parë e Argjentinës ‘pushton’ botën me magjinë e saj

Publikuar më: 12:05 23-10-2017

Vajzat nga Argjentina janë me të vërtetë të bukura dhe shumë joshëse.

Jemi mësuar t’i njohim nga pasarelat apo nga konkurset e bukurisë. Por ajo që po pushton botën me bukurinë dhe elegancën e saj është Zonja e Parë e Argjentinës Juliana Awada, bashkëshortja e Mauricio Macri i cili ditën e djeshme fitoi zgjedhjet.

Juliana, 43 vjeç me origjinë libaneze është sipërmarrëse. Ajo është martuar me Macri në vitin 2010 e kanë një vajzë.

Çifti simpatik është njohur në palestër dhe sot duken kaq të lumtur dhe mesa duket kanë fituar jo vetëm zemrat e argjentinasve por edhe të mediave botërore.Të gjithë e duan Zonjën e Parë në Argjentinë, ku shihet si një ikonë e vërtetë e elegancës.

Në çdo dalje publike, me politikanë apo jo Zonja e Parë është shfaqur gjithmonë me plot hijeshi dhe sigurisht që do të ishte objekti kryesor i fotografëve.

Article Logic
Execution time: 0.0041759014129639