INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zogu i Tiranës' flet për të dashurën gangstere: SEKSI është kryesorja, në shtrat jam shumë i mirë, lëviz si balerin...

'Zogu i Tiranës' flet për të dashurën gangstere: SEKSI është kryesorja, në shtrat jam shumë i mirë, lëviz si balerin...

Publikuar më: 18:32 01-08-2018

Publikimi i fotove të Hermes Nikaj teksa puthej me një vajzë “gangstere” u përhapën me shpejtësi në mediat rozë.

Por çfarë ka për të thënë rreth tyre prezantuesi televiziv, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të.

Rreth fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku “zogu i Tiranës” shihet duke shijuar momente intime me një bionde, Hermesi ka folur për “PanaromaPlus”, teksa shprehet se suksesi i tij është shkathtësia në shtrat.

Këtë muaj festove 25- vjetorin, çfarë synon më tej në punën tënde në televizion në këto vite maturimi që të presin?
Po, para pak ditësh festova 25-vjetorin në një festë plot zhurmë, por private dhe jashtë kamerave. Jam i lumtur dhe i kënaqur me çfarë kam arritur në televizion. Sigurisht që synoj më të mirën dhe mendoj se ia kam dalë mbanë deri tani.

Në lidhje me jetën private, para pak ditësh nisën të qarkullonin foto duke u puthur me një vajzë. Kush është ajo dhe çfarë keni mes jush?
Është partnerja ime e re, Kristina. Ndihemi mirë bashkë, të tjerat le t’ia lëmë kohës.

Po i befason të gjithë me këto historitë e tua, pasi ndërron shpesh vajzat me të cilat puthesh në publik. Çfarë tipesh janë vajzat që të afrohen apo pëlqejnë të rrinë me ty?
Më pëlqejnë femrat gangstere, pra, të shkathëta. Këto më tërheqin.

Për ty ç’vlerë ka seksi në stilin e jetës që bën, sa i aftë je në shtrat?
Sigurisht që seksi është kryesorja në një marrëdhënie. Në shtrat jam shumë i mirë, lëviz si balerin.

Kemi parë që bën një jetë tejet luksoze, cili është raporti yt me paranë?
Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e imja. Shpenzoj shumë, nuk di ta ruaj paranë. Faleminderit të madhit Zot për gjithçka!

herrmes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109