INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zogjtë “sulmojnë” avionin rus/ Të gjithë përfundojnë në fushën me misër [FOTO]

Zogjtë “sulmojnë” avionin rus/ Të gjithë përfundojnë në fushën me misër [FOTO]

Publikuar më: 13:04 15-08-2019

Një avion civil rus përfundoi në një fushë me misra pasi ishte gati të përplasej me një tufë zogjsh pak kilometra në periferi të Moskës.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve, TASS, raporton se avioni i “Ural Airlines” Airbus A321, me 226 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga aeroporti “Zhukovsky i Moskës për në Simferopol, një qytet në gadishullin e Krimesë.

Pak minuta pas ngritjes në ajër, avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në motorët e tij, duke bërë që të kryejë zbritje të detyruar.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë, por 23 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë, janë shtruar në spital për mjekime.

a3.PNG

a2.PNG

a1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273