INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri përfshin hotelin superluksoz [VIDEO]

Zjarri përfshin hotelin superluksoz [VIDEO]

Publikuar më: 18:22 06-06-2018
Një vatër zjarri masive ka përfshirë këtë pasdite hotelin luksoz ‘Mandarin Oriental’, i cili ndodhet në qendër të Londrës.
Tymi i zi është parë në qiellin e Londrës nga hoteli në Uilliam Street, Knightsbridge, ku dhomat fillojnë nga 600 paund nata. 
Zjarrfikësit  në Londër thanë se 20 makina dhe 120 punonjës të këtij shërbimi janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit, i cili sapo ka përfunduar punimet restauruese.
Rinovimi i hotelit ka kushtuar më shtrenjtë në historinë e tij 115-vjeçare, me dhoma të cilat u hapën përsëri në fund të muajit maj. Brigada e zjarrit në Londër është në vendin e ngjarjes, ndërkohë policia është në proces të evakuimit të ndërtesës, por ende nuk dihet nëse dikush është i bllokuar ose është plagosur nga flakët.
 
 
 
 zjarr_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375