INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr tek një spital privat, ka viktima [FOTO]

Zjarr tek një spital privat, ka viktima [FOTO]

Publikuar më: 12:10 25-07-2016

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur rreth orë 11 në pavionin e dializës, në një spital privat. Një zjarr në godinë i ka marrë jetën dy grave, që po merrnin trajtim.
Policia dyshon se shkak i zjarrit ka qënë një sherr mes dy pacientëve brenda repartit të hemodializës dhe pas konflikti të momentit, një 57 vjeçar ka dalë dhe më pas ka hyrë sërisht në spital me një shishe benzine në dorë e një karton dhe ka kërkuar pacientin tjetër që t'i vinte flakën. 57 vjeçari L.C i ka hedhur kartonin me benzinë atij dhe më pas i ka vënë flakën edhe dhomës ku qëndronin të shtruara dhe viktimat.

Fillimisht u raportua se zjarri ka rezultuar fatal për gruan, S. Sulaj, e cila s'ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Po më pas Policia e Tiranës ka konfirmuar edhe një viktimë të dytë që u gjet pas kontrollit nëpër ambjente e pavionit poshtë një krevati. Trupi i përket H. Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Mësohet se të lënduar nga zjarri veç autorit dhe pacientit tjetër kanë mbetur dhe dy inferimiere të pavionit të Hemodializës, ku njëra prej tyre mësohet se është asfiksuar nga tymi. Reparti i Hemodializës është djegur pjesërisht, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur neutralizimin e flakëve.  
Në spital ka shkuar menjëherë dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se  personat e përfshirë në ngjarje po marrin shërbimet mjekësor dhe se ai do të kërkojë, që organet kopetente të bëjnë verifikimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes

Për ngjarjen ka folur dhe Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj, i cili tha se: "Dhoma e dializës është përfshirë nga flakët për vetë faktin se dhe materialet që janë aty brenda janë me përbërës shumë të djegshme. Në këtë moment pacienti që ka tentuar të djegë pacientin tjetër është futur në dhomë dhe nuk ka dalë më. Ka persona që kanë humbur jetën dhe të tjerë të dëmtuar. Mendojmë se pacienti ka përdorur benzinë, por në përfundim do të saktësojmë lëndën.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0034341812133789