INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zi para derbit! Pas ndarjes nga jeta të tifozit më të veçantë të Partizanit, reagon klubi i Tiranës [FOTO]

Zi para derbit! Pas ndarjes nga jeta të tifozit më të veçantë të Partizanit, reagon klubi i Tiranës [FOTO]

Publikuar më: 18:48 27-09-2018

Për tifozët e Partizanit është një ditë e trishtuar, pasi kanë humbur një prej njerëzve më të veçantë të tyre. Leo Cara, ishte tifozi i vogël tetraplegjik që nuk mungonte në asnjë ndeshje të Demave të Kuq. Për fat të keq ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Tifozët e kuq e kishin Leon bashkudhëtar në çdo sfidë, kur i shoqëruar nga babai i tij, nuk mungonin as në transfertat më të largëta. Partizani reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Leos.

“Ngushëllimet më të thella familjes Cara për humbjen e madhe. Leo, një ëngjëll që nuk rreshti kurrë së dashuruari futbollin, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruhet në njoftimin e tyre.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611