INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Zhgënjen” planeti Proxima B. Edhe pse ka atmosferë si Toka, në të s`mund të ketë jetë [VIDEO]

Publikuar më: 18:08 01-08-2017

Shuhen shpresat e studiuesve për gjetjen e jetës në planetin Proxima B. Një ekip ndërkombëtarë kërkuesish kanë zbuluar se ndryshe nga ishte parashikuar ky planet nuk plotëson kushtet për zhvillimin e jetës njerëzore. Ekspertët zbuluan se atmosfera e Tokës nuk do të mbijetonte në afërsi të planetit të njohur ndryshe si “xhuxhi i kuq i dhunshëm”  rreth të cilit silet Proxima b. Kjo do të linte sipërfaqen e ekspozuar ndaj rrezatimit të dëmshëm yjor, duke zvogëluar në mënyrë dramatike potencialin e tij për banim.  Më herët shkencëtarët shpresuan se Proxima b mund të ishte një planet i cili i favorizon kushtet e zhvillimit të jetës. Ky planet është 1.3 herë më i madh se Toka dhe është i mbuluar nga një oqean i vetëm thellësia e të cilit mund të shkojë deri në 124 milje thellësi. Fillimisht u krijua ideja se atmosfera e këtij planeti ishte shumë e ngjashme me atmosferën e Tokës dhe hodhën idenë se aty mund të kishte jetë. Por studimi i fundit i ka goditur shpresat e studiuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801