INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduket 36-vjeçari, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici

Zhduket 36-vjeçari, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici

Publikuar më: 10:24 29-11-2018
Muajt e fundit një fenomen i ri po haset gjithnjë e më shumë. Po zhduken një numër i konsideruar personash. Një tjetër rast është shënuar në Tropojë ku një tjetër person është zhdukur nga shtëpia e tij. Sipas të dhënave të uniformave blu ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një 36 vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Denoncimi i zhdukjes është bërë pikërisht nga nëna e tij 61 vjeçe. Policia nuk ka dhënë shumë informacione, teksa lajmëron se po punohet për gjetjen e të riut. Njoftimi i policisë: “Më datë 27. 11. 2018, shtetësia N. D., vjeçe 61, banuese në Bajram Curr, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, A. D., vjeç 36. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë”.
Article Logic
Execution time: 0.0019848346710205