INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhni një matrioshka dhe zbuloni një tipar të fshehur të karakterit tuaj

Zgjidhni një matrioshka dhe zbuloni një tipar të fshehur të karakterit tuaj

Publikuar më: 16:30 07-10-2021

Simboli par ekselencë i artit popullor rus, matrioshka është një kukull e përbërë nga pjesë të madhësive të ndryshme, e konceptuar në formën e njohur aktualisht nga Savva Mamontov (1841-1918). Por origjina është më larg, ndoshta e lidhur me traditën artizanale japoneze. Testi i sotëm, i cili padyshim është vetëm një kalim kohe dhe duhet marrë si i tillë, e sheh atë, kukullën e famshme ruse, si protagoniste. Zgjidhni të preferuarën tuaj nga ato që shihni në imazh dhe zbuloni një tipar të fshehur të karakterit tuaj që duhet ta përmirësoni.

Matrioshka 1

A keni zgjedhur matrioshkën e parë në të majtë? Ju jeni një person në dukje i qetë dhe i rregullt, por fshihni një personalitet të lirë dhe të egër. Përdoreni këtë anë të paepur tuajën për të realizuar ëndrrat që normalisht konsiderohen të pamundura.

 

Matrioshka 2

 

A keni zgjedhur matrioshkën në qendër? Ju jeni një person në dukje i ftohtë, nuk ju pëlqen të tregoni shumë emocionet tuaja, por në realitet keni një zemër shumë të madhe. Sidoqoftë, preferoni të jeni bujarë vetëm me ata që janë më afër jush. Mundohuni të jeni njësoj të dashur ndaj të tjerëve, e juaja është një cilësi e çmuar, mund t’ju ndihmojë ta bëni botën një vend më të mirë.

Matrioshka 3

A keni zgjedhur matrioshkën e fundit? Ju paraqiteni para të tjerëve si një person i thjeshtë dhe modest, në realitet fshihni një personalitet ambicioz dhe të shumanshëm. Ju jeni gjithashtu të pajisur me kreativitet ekstrem, por mund të mos ju pëlqejë ta shfaqni atë ose ndoshta e mbani të mbyllur në një sirtar. Përfitoni nga kjo cilësi për të krijuar diçka të veçantë dhe unike.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873