INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZGJEDHJET, plas keq në Dibër, nga përleshja plagosen policë! Reagon ministri Lleshaj

ZGJEDHJET, plas keq në Dibër, nga përleshja plagosen policë! Reagon ministri Lleshaj

Publikuar më: 22:29 28-06-2019

Në një prej KZAZ-ve të Dibrës ka pasur përplasje mes militantëve të opozitës dhe policëve. Mësohet se disa efektivë të policisë së shtetit kanë mbetur të plagosur. 

Raportohet se militantët kanë thyer me dhunë ambjentet e KZAZ-së nr.19, e cila ndodhet brenda shkollës së mesme 'Nazmi Rushiti'. 

Më pas ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili dënoi aktin.

'Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ-në e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit', shkruan Lleshaj në Twitter.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen e rëndë:

Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 - 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t'i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938