INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kryemadhi jep 2 alternativat e para nga opozita, zbuloni kush janë ata!

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kryemadhi jep 2 alternativat e para nga opozita, zbuloni kush janë ata!

Publikuar më: 23:15 03-12-2018

Në kohën kur opozita ende nuk ka zgjedhur kryetarin e ri që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zbuluar dy emrat e parë. E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se ndër emrat e diskutuar janë deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dash Shehi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm.

“Zgjedhjet për Tiranën? Brenda janarit do të kemi emra. Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës do të bëj fushatën më të egër kundër”, u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217