INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale, fjalët e para të Ramës dhe një mesazh për opozitën

Zgjedhjet lokale, fjalët e para të Ramës dhe një mesazh për opozitën

Publikuar më: 20:23 30-06-2019

Vetëm dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat duke u shprehur se sot fitoi e ardhmja.

“Të nderuar qytetarë kudo ku ndodhi në këtë moment, sot ishte 30 Qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar për të ndaluar ecjen përpara dhe integrimin në BE.Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, anti shtetit dhe shtetit, mes dhunës së djeshme dhe shpresës te e nesërmja, mes Shqipërisë së vjetër të fantazmave e fosileve të historisë dhe Shqipërisë së të drejtës.Sot fitoi e ardhmja, shteti, qytetaria, shteti. Fitoi me të drejtë dhe dinjitet. Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë” tha Rama.

Kreu i qeverisë kishte një mesazh edhe për opozitën.

“Nëse duan paqe politike paqe do të kenë, dhe paqja nis duke u tërherur nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje do të kenë, dhe marrëveshja ndërtohet me dialog pa kushte. Dora është e shtrirë, refoma zgjedhore mbeter sfidë e përbashkët me opozitën paralamentare dhe atë joparlamentare, që është e mirëpritur të ulet. Reforma në drejtësi nuk negociohet. Nuk kam disponim për pazare politik” shtoi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.010887861251831