INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale/ 5 parti aleate të Bashës regjistrohen në KQZ

Zgjedhjet lokale/ 5 parti aleate të Bashës regjistrohen në KQZ

Publikuar më: 11:30 20-04-2019

E marta është afati i fundit për regjistrimin e partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t'u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

5 nga partitë e regjistruara, dikur kanë qenë aleatë të Bashës. Bëhet fjalë për; Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian  Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore  e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219