INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet e 25 qershorit janë në rrezik [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 13-06-2017

Zgjedhjet e 25 qershorit janë në rrezik. Alarmi është dhënë nga kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri, i cili nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit dhe të gjithë institucioneve publike, kërkon që vendimi që ndalon angazhimin e punonjësve të administratës në fushatën zgjedhore në orarin zyrtar, mos të prekë ata persona që janë antarë të KZAZ-ve, si dhe qendrave të votimit apo të numërimit.
KQZ:
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime, lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së. Vonesa e përgjigjeve, mosdhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor, sipas përcaktimeve të pikës 5 të VKM-së, më datë 01.06.2017, po pengon administrimin e procesit zgjedhor. Nëse kjo situatë e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve, rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017”.
Një ditë më parë, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësimin, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pengohet në përgatitjen e procesit zgjedhor, pikërisht nga vendimi i qeverisë që ndaloi pjesëmarrjen në aktivitetet politike të punonjësve të administratës gjatë orarit zyrtar të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0053939819335938