INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet 2017: Basha akuza Edi Ramës

Zgjedhjet 2017: Basha akuza Edi Ramës

Publikuar më: 12:56 17-10-2016

Në vend është hapur debati politik mbi reformën zgjedhore, ndërsa vendin e ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa kreu i LSI Ilir Meta kërkon lista të hapura, por kreu i opozitës Lulzim Basha flet për një tjetër çështje që ka të bëjë më zgjedhjet parlamentare të 2017.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lëshuar akuza ndaj Kryeministrin Rama, duke thënë se ai synon që me të ardhurat e drogës të blejë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lulzim Basha:
“Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson që me presionin e krimit dhe paratë e drogës e korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve”.
Këtë deklaratë kryetari i opozitës e ka bërë në një bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Në fjalën e tij, Basha ka vënë në dukje se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Lulzim Basha:
“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0025441646575928