INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden javën e ardhshme viziton Kosovën

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden javën e ardhshme viziton Kosovën

Publikuar më: 09:56 10-08-2016

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turit ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Kosovën dhe Serbinë e ka vizituar në muajin dhjetor edhe zyrtari tjetër i lartë i SHBA-ve, sekretari i shtetit, John Kerry.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607