Tom Holland dhe Zendaya çifti i cili u martua së fundmi dhe luajtën në filmin e Christopher Nolan, The Odyssey kanë folur hapur për bashkëpunimin me njëri-tjetrin.
“Mendoj se kur jeni miq të ngushtë, është mjaft e lehtë”, pohoi aktorja Zendaya.
Ndërkohë aktorja 29 vjeçare ka dominuar botën e modës muajt e fundit me stilin e saj të veshjes, ku aktorët i përshtasin veshjet e tyre me temat e filmave përkatës. Ajo tregoi se mund të zgjasë procesin e krijimit të filmave dhe procesin e rrëfimit të historive përmes turneut për shtyp, veshjeve dhe modës.
Tom Holland, nga ana tjetër pohoi se \"Sa herë që luan një personazh dhe ka diçka të re dhe të freskët për të sjellë, kjo është gjithmonë shumë e mirëpritur dhe është si një ushtrim aktrimi vërtet argëtues\", duke e lidhur deklaratën e tij me filmin e Spider-Man që ka punuar që nga viti 20216 ndërkohë qe citoi edhe një numër të madh personazhezh me të cilët do donte të punonte në të ardhmen.
