INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zemërgjerësia është ngjitëse! Nuk është shaka

Zemërgjerësia është ngjitëse! Nuk është shaka

Publikuar më: 07:15 28-09-2018

Zemërgjerësia është ngjitëse. Ajo është një nga karakteristikat që na dallon dhe njëkohësisht çelësi i suksesit të species sonë.

Bëhet fjalë për aftësinë e bashkëpunimit në mënyrë fleksibël, sipas kontekstit dhe kërkesave. Madje humanët e bëjnë edhe kur nuk fitojnë asgjë në këmbim dhe këtu mjafton të kujtojmë kur dhurojmë gjak ose në kontributet për bamirësi, ato të vërtetat.

Dhe ndoshta më shumë se faktor i trashëguar, është një sjellje që na ndikon drejtpërdrejt, e cila shpërndahet si një reaksion zinxhir brenda grupit në familje, punë, shoqëri etj. Këto janë rezultatet e studimeve mbi këtë karakteristike kaq njerëzore, por kaq të vështirë dhe të komplikuar për t’u shpjeguar. Kërkimet e disa universiteteve botërore janë përqendruar prej kohësh në këtë argument, konkluzionet e të cilit e kanë publikuar në revistën Current Biology.

Ekspertët kanë vrojtuar edhe sjelljet e tribusë Hazda në Tanzani, e cila është një ndër popullsitë e pakta në botë me stil dhe zakone që i trashëgojnë në mënyrë fanatike që nga të parët e njerëzimit, transmeton klanplus. Dhe rezultoi se njeriu ka tendencën të bëhet zemërgjerë, të bashkëpunojë për të mirën edhe të të tjerëve, në ato raste kur është brenda grupit të tij.

Dhe sjellja pozitive transmetohet edhe kur kemi një grup të përbërë nga persona egoistë, pasi mjafton që njëri të tregojë bashkëpunim, dashamirësi dhe kujdes për tjetrin, që kjo të ndikojë ngadalë tek kushdo duke përmirësuar marrëdhënien njerëzore.

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535