Marius Dervishi, i njohur në rrjetet sociale me emrin Zebervoki, ka bërë një koment që është interpretuar si një thumbim ndaj regjisorit Eduart Grishaj, bashkëshortit të moderatores së njohur Arbana Osmani.
I ftuar në emisionin “Vila24”, në News24, Dervishi u ndal edhe te figura e regjisorit, duke bërë një deklaratë të shkurtër, por që tërhoqi vëmendjen.
“Eduart Grishajn e njoh për operator”, u shpreh Zebervoki gjatë intervistës.
Komenti i tij është interpretuar si një kunjë ndaj Grishajt, i cili prej vitesh është i angazhuar në fushën e televizionit dhe kinematografisë si regjisor.
Ndërkohë, fragmenti i intervistës është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku deklarata e Marius Dervishit ka ngjallur interes dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
