INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni shërbimin falas të Apple

Zbuloni shërbimin falas të Apple

Publikuar më: 09:30 18-10-2018

Këtë vit, Apple filloi të lejojë klientët e saj në BE që të shkarkojnë kopjet e të dhënave që kompania mban mbi to për të përmbushur rregullat e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave që hyri në fuqi në maj. Tani, Apple ka përditësuar faqen e saj të privatësisë dhe po i lë klientët e saj në SHBA të shkarkojne gjithashtu të dhënat e tyre.

Apple është ndoshta më i vetëdijshëm për privatësinë sesa firmat e tjera të mëdha të teknologjisë - shumica e informacionit tuaj personal ruhet në pajisjen tuaj sesa në serverat e kompanisë, kështu që ndoshta nuk mund të mbajë aq shumë të dhëna për ju. Megjithatë, mund të nevojitet deri në një javë që Apple të përgatisë shkarkimin e te dhenave tuaja. Të dhënat mund të përfshijnë detaje rreth historikut të blerjes së App Store, aktivitetit të Apple Music dhe biletave të AppleCare.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207