INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme [FOTO]

Zbuloni sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme [FOTO]

Publikuar më: 14:53 18-09-2019

Nuk ndodh shpesh që një aksesor i thjeshtë të kthehet në artikullin më “in” të sezonit të cilin e shihni kudo, në çdo ambient dhe tek të gjitha vajzat e famshme. Jemi duke folur për rripin e belit, atë të propozuar nga Gucci dhe Alessandro Michele, drejtori kreativ i kësaj marke që nga fillimi i vitit 2015.

E kemi parë përdorimin e këtij rripi para disa sezonesh në Instagram, por tani jemi duke e parë kudo, të vendosur rreth belit, pantallonave, në versionin e hollë apo të trashë, atë të togëzës me gurë apo më të thjeshtë.

Sa kushton një i tillë? Kjo varet nga version që ju do të zgjidhni, rripi i belit Gucci nis nga 240 paund.

Aksesori më i dashur i vajzave të famshme mund të vendoset në të gjitha stilet e veshjes, që nga ato rock e deri tek ato më klasiket dhe romantiket, ashtu siç VIP-at propozojnë. Nuk duhet të habiteni nëse e shihni gjithashtu të kombinuar me fustane në tapetin e kuq ose duke krijuar kontrast i vendosur mbi xhaketën e një kostumi bazik, shkruan revistaclass. 

rropo.jpg

 

Kemi mësuar gjithashtu se kombinimi “print on print” është një tendencë dhe rripi i belit Gucci, është menduar si ideal për të bërë ndarjen mes tyre në mënyrën më perfekte dhe më moderne të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668