INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni kush pozicionohet në vendin e parë në ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Zbuloni kush pozicionohet në vendin e parë në ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Publikuar më: 23:01 22-06-2018

E premtja i dedikohet muzikës më të mirë shqiptare në emisionin “Fun Day” me moderatoren shqiptare Fatma Methasanin. Fatma ju sjell klasifikimin e 10 këngëve më të pëlqyera shqip duke u bazuar te votat e votuesve në intv.al dhe stafit të IN. Votat janë bërë sa më intensive, pasi hitet e reja ua bëjnë më të lehtë dëgjuesve për të vendosur për këngët e tyre të preferuara. 

Këtë javë kishim edhe një prurje të re në ‘Like Shqip Top 10’ dhe ajo ishte kënga më e fundit e Elvana Gjatës “Ku Vajti”. Një këngë që u prit shumë mirë nga publiku shqiptar dhe që numëron shumë klikime dhe komente pozitive. Nuk mundi që të renditet në vendin e parë, por në vendin e gjashtë.


Vendi e parë e ‘rrëmbeu’ Ledri Vula dhe Lyrical Son me këngën “Princess Diana”. Ajo u klasifikua si një ndër këngët më të vouara dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ndërkohë në vend të dytë u rendit Butrint Imeri me këngën “Ma Cheri”, ku duhet të rikujtojmë që javën e kaluar, kjo këngë ishte në vendin e parë. Edhe në vendin e tretë u pozicionua “Cika Cika” e Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj.


Ndërkohë që ju zbulojmë klasifikimin e plotë të 10 këngëve më të pëlqyera shqiptare, ju ftojmë që të votoni këngën tuaj të preferuar në intv.al për javën e ardhshme.

Lista e plotë ‘Like Shqip Top 10’
Vendi 10: Mozzik – Madame
Vendi 9: Klea Huta – Bla Bla Bla
Vendi 8: Kida Bileta
Vendi 7: Alban Skenderaj, Mc Kresha – Ping Pong
Vendi 6: Elvana Gjata – Ku Vajti
Vendi 5: Ledri, Buta – Merri, Merri
Vendi 4: Alban Skenderaj, Noizy – Drejt Suksesit
Vendi 3: Ardian, Xhensila – Cika Cika
Vendi 2:Butrint Imeri – Ma Cheri
Vendi 1: Ledri, Lyrical Son – Princess Diana

 

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709